Situata e motit dhe e lumenjve në qarkun Elbasan paraqitet e qetë

 

Dita e sotme në qarkun Elbasan është karakterizuar nga mot i vranët i alternuar me kthjellime, pa reshje shiu. Sipas komunikimeve me strukturat e Emergjencave Civile në të gjitha bashkitë e qarkut, situata paraqitet e stabilizuar dhe pa probleme.

Prurjet e lumenjve dhe përroskave mbeten në nivele të sigurta dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për dalje nga shtrati apo përmbytje. Nga HEC Banjë bëhet e ditur se shkarkimet janë ulur, duke u regjistruar në 150 m³/sek, si dhe 100 m³/sek të tjera që i përkasin prodhimit të energjisë. Situata vijon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm nga kompania “Devoll Hidropower”.

Ndërkohë, edhe në zonën e Sulovës, në Njësinë Administrative Mollas, raportohet se shkarkimet e ditëve të fundit nuk kanë shkaktuar dëme apo pasoja në tokat bujqësore të zonës .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...