Shqipëria U-21 dy fitore rresht kundër Moldavisë e Ukrainës, Bushi: I kënaqur me paraqitjen e skuadrës

Shqipëria U-21 arriti dy fitore brenda katër ditësh në miqësoret kundër Moldavisë dhe Ukrainës.

“Shpresat” e drejtuar nga Alban Bushi mposhtën 1-0 Moldavinë në transfertë ndërsa mbrëmjen e kaluar triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Ukrainës në “Elbasan Arena”.

Pas fitores në shtëpi kundër ukrainasve, në një prononcim për fshf.org trajneri Bushi u shpreh i kënaqur jo vetëm me rezultatet në këto dy ndeshje, por edhe me paraqitjen e skuadrës së tij në fushë.

“Jemi të kënaqur. Dy ndeshje, dy fitore, nuk është se nuk i kishim menduar. Gjithmonë futemi për t’i fituar ndeshjet. Po mënyra se si erdhi kjo e dyta, jam i lumtur sepse luanim me një kundërshtar shumë të fortë. Ukraina është një nivel shumë i lartë, ekip i rangut të Gjermanisë, goxha më mirë se ne”, tha Bushi.

Ai u shpreh shumë i kënaqur nga ekipi dhe i falënderoi lojtarët sepse vrapuan dhe luftuan shumë.

Bushi gjithashtu falënderoi edhe lojtarët e tjerë që nuk luajtën dhe që nuk pati mundësi t’i fuste në lojë.

“Ne pavarësisht se luajmë miqësore, përqasjen e bëjmë sikur është kualifikuese sepse këto janë si kualifikuese për ne. Dhe dua që ta kuptojnë edhe lojtarët vetë që ne i duam fitoret. Intensiteti i lojës ishte shumë i lartë dhe në pjesën e dytë nuk pata mundësi të bëj shumë ndërrime”, theksoi Bushi.

“Jam shumë i lumtur sepse kur e sheh që ekipi lufton e sakrifikon dhe kanë qëllim që të mbrojnë rezultatin, ne ndihemi mirë. Ukraina na vuri në vështirësi sidomos pjesën e dytë, ishin më të freskët se ne. Bëmë një përqasje shumë të mirë, do të vazhdojmë kështu sepse jemi rritur goxha në çdo aspekt”, tha Alban Bushi për fshf.org.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës

TIRANË,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa në Tiranë mbahet protesta...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...