Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria renditet mes 10 destinacioneve kryesore jashtë Bashkimit Evropian të zgjedhura nga rezidentët e BE-së.

Agjencia për Media dhe Informim iu referua të dhënave të publikuara nga Eurostat, sipas të cilave drejt Shqipërisë u regjistruan rreth 2 milionë udhëtime, me të paktën një natë qëndrimi.

Kjo shifër përfaqëson 2% të të gjitha udhëtimeve të rezidentëve të BE-së jashtë territorit të Unionit.

Në renditjen e Eurostat-it, MIA thekson se Shqipëria pozicionohet përkrah destinacioneve të njohura ndërkombëtare si Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Norvegjia, Egjipti, Maroku dhe Tajlanda.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta e përshkallëzuar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët përplasen me policinë. Reagon edhe BE

TIRANË, 14 tetor 2026 /Albania Express News/-Sot mbahet dita...

Tensionet në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmojnë një bankë

TIRANË, 14 tetor 2026 /Albania Express News/-Vijojnë tensionet në...