“Ky nuk është më futboll”, Ronaldo shpërthen ndaj tifozëve të Al-Taawoun: Të ndalohen përgjithmonë nga stadiumet

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Cristiano Ronaldo ka reaguar ashpër pas sjelljes së tifozëve të Al-Taawoun gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku nga tribunat u dëgjuan kore me emrin “Jota, Jota, Jota”.

Sulmuesi portugez e ka konsideruar këtë sjellje si të papranueshme dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga drejtuesit e kampionatit.
“Liga duhet të veprojë dhe ta ndëshkojë këtë lloj sjelljeje nga tifozët. Kjo nuk është më futboll dhe duhet të ketë kufij”, është shprehur Ronaldo. Por ylli portugez shkoi edhe më tej, duke kërkuar masa drastike ndaj tifozëve që kalojnë kufijtë e sjelljes sportive.

“Njerëzit që sillen në këtë mënyrë nuk duhet të lejohen kurrë më të hyjnë në stadium”, deklaroi Ronaldo. Reagimi i tij vjen në një moment kur futbolli saudit po përpiqet të konsolidojë imazhin e tij ndërkombëtar, ndërsa sjelljet e tilla nga tribunat rikthejnë debatin për kufijtë mes rivalitetit sportiv dhe mungesës së respektit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan Arena ndez sfidën: AF Elbasani kërkon fitoren e parë dhe hakmarrjen ndaj Egnatias

ELBASAN, 13 shtator 2026 /Albania Express News/- Elbasan Arena...

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria renditet mes...

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, Kurti rikthehet në krye të ekzekutivit me 62 vota pro

KOSOVË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Me 62 vota...