Shqipëri–Itali, forcim i bashkëpunimit në promovimin e turizmit

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në promovimin e ndërsjellë të turizmit ishte në fokus të takimit mes drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela dhe ambasadorit të Italisë në Tiranë, Marco Alberti.

Në takim ishin të pranishëm edhe Letizia Fischione, zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, AICS, dhe Michele Picariello Signori, drejtor i Institutit Italian të Tregtisë, ICE.

Gjithashtu në qendër të takimit ishte edhe partneriteti me shtetin fqinj dhe Strategjia Kombëtare e Turizmit 2030.

Gjatë bisedës, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së theksoi rëndësinë e promovimit të destinacioneve shqiptare në tregun italian dhe nevojën për shkëmbim eksperiencash edhe në kuadër të hapjes në Shqipëri të Akademisë Ndërkombëtare të Turizmit dhe Mikpritjes, një nismë e përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO).

Çela nënvizoi gjithashtu vizionin e qeverisë shqiptare që synon deri në vitin 2030 të zhvillojë një turizëm elitar dhe të qëndrueshëm, përmes përmirësimit të infrastrukturës, uljes së sezonalitetit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore e natyrore.

Nga ana e tij, ambasadori Alberti u shpreh se Shqipëria po bëhet çdo ditë e më tërheqëse për turistët italianë, falë zhvillimit jo vetëm të turizmit bregdetar, por edhe atij malor, rural, të agroturizmit dhe të aventurës.

Ai theksoi se rikthimi i turistëve italianë në Shqipëri për pushime është një faktor thelbësor që tregon rritjen e besimit ndaj destinacionit shqiptar.

Ambasadori Alberti vuri në dukje rëndësinë që Strategjia e Turizmit 2030 të ketë ndikim konkret në territor dhe komunitet, duke theksuar njëkohësisht nevojën për ruajtjen e ekuilibrit mes cilësisë së shërbimeve dhe kostove.

Vetëm në periudhën janar–shtator 2025, në vendin tonë kanë hyrë mbi 1 milion vizitorë nga Italia, çka e rendit këtë shtet ndër tregjet kryesore hyrëse për turizmin shqiptar.

Në përfundim të takimit, u realizua një foto e përbashkët pranë “Stolit të Kuq” në oborrin e Ambasadës së Italisë, si shenjë reflektimi dhe ndërgjegjësimi kundër dhunës ndaj grave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Solidaritet dhe humanizëm, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ndihmon fëmijët talasemikë

Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ka zhvilluar edhe këtë...

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...