Dita e Europës, Rama: Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane

TIRANË, 9 maj 2026 /Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama uroi sot qytetarët me rastin e Ditës së Europës, duke ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga momenti i çeljes së të gjithë grupkapitujve të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Rama publikoi foton krah komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, të realizuar më 17 nëntor 2025, ditën kur Shqipëria hapi të gjashtë grupkapitujt e negociatave me Bashkimin Europian.

“Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane”, u shpreh Rama.

Në ceremoninë e zhvilluar asokohe, Marta Kos e cilësoi çeljen e të gjashtë grupkapitujve si një moment historik për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe një dëshmi të angazhimit për përmbushjen e reformave.

“Çelja e të gjashtë grupkapitujve është deklarata më e fortë e angazhimit tuaj personal, i dashur Edi. Jemi të dy fëmijë të një rajoni ku shija e lirisë ka përcaktuar rrugëtimin tonë. Keni ecur shumë larg. Le të sigurohemi që liria të qëndrojë dhe populli juaj të jetë i lirë në një Europë të lirë. Gjashtë grupkapituj të hapur janë diçka për t’u kremtuar. Urime Shqipëri”, u shpreh Kos.

Edhe ministrja daneze për Çështjet Europiane, Marie Bjerre, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, duke theksuar se vendi duhet të vijojë në rrugën e reformave.

Nga ana e tij, Rama është shprehur optimist për ecurinë e procesit, duke theksuar se Shqipëria ka përmbyllur një fazë të rëndësishme të negociatave dhe se objektivi mbetet mbyllja e të gjithë kapitujve brenda vitit 2027.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...

Kryeministri Rama: Nuk ka paga në turizëm më të ulëta se në Greqi, taksat janë shumë më të ulëta

TIRANË, 30 qershor 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...

LAJMI I FUNDIT /Ndërrojnë jetë dy efektivët në paraburgimin “313” në Tiranë! Dyshohet se…

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania  Express News/-Një ngjarje e rëndë...