Shoqëria “Focus Media News”: U ndërpre në mënyrë të dhunshme transmetimi mediatik. Ja si Avokatura e Shtetit shtrembëron të vërtetën!

Shoqëria “Fokus Media News”, që operon News24 dhe pjesë e grupit mediatik Panorama, ka reaguar ndaj deklaratës së Avokaturës së Shtetit, duke e akuzuar atë për keqinformim, shtrembërim të së vërtetës dhe mosnjohje të ligjit.

Në reagimin e saj, “Fokus Media News” sqaroi se ambientet e uzurpuara sot janë pronë e News24 dhe Panorama, me dokumentacion të rregullt pronësie, informacion që është bërë i ditur edhe Avokaturës së Shtetit gjatë proceseve gjyqësore. Grupi mediatik sfidon Avokaturën që të publikojë ndonjë vendim gjyqësor që urdhëron lirimin e ambienteve, duke e quajtur këtë pretendim “tërësisht të pavërtetë”.

Deklarata
Në përgjigje të Deklaratës për shtyp të Avokaturës të Shtetit, me keqardhje konstatojmë se Avokatura e Shtetit shtrembëron të vërtetën, keqinformon publikun dhe nuk e njeh ligjin. Së pari, sqarojmë se ambientet që janë uzurpuar sot posedohen nga New24 dhe Panorama me titull dhe ky fakt është i ditur dhe për Avokaturën e Shtetit pasi ju është bërë i ditur në shumë raste, në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit në gjykim.

Së dyti, Avokatura e Shtetit keq citon vendime gjyqësore duke pretenduar se gjykata ka vendosur lirimin e ambientit. KJO ËSHTË TËRËSISHT E PAVËRTETË! Ne sfidojmë avokaturën e shtetit të publikojë një vendim që urdhëron lirimin e ambienteve.

Së treti, Avokatura e Shtetit pretendon se nuk është ndërprerë aktiviteti mediatik, ndërkohë që FAKTI tregon ndryshe. Kayo, në bashkëpunim me Policinë dhe FSHU(OSHEE) kanë ndërprerë në mënyrë të dhunshme transmetimin e aktivitetit mediatik. Këto institucione kanë nxjerrë jashtë me dhunë të gjithë punonjësit dhe nuk lejojnë askënd të vijojë punën.

Theksojmë, dhe Avokatura e Shtetit duhet ta verifikojë këtë fakt, se pretendimi sipas VKM 158/2025 nuk prek ambientet e Grupit mediatik Panorama të cilat edhe pse nuk preken, janë boshtisur, ju është ndërprerë energjia dhe nuk lejohet të funksionojnë.

Avokatura e Shtetit duhet të ketë parasysh se KAYO nuk ka kryer asnjë njoftim apo të ketë shfaqur ndonjë pretendim shkresor të mëparshëm ndaj News24 dhe NUK MUND TË KRYEJË VEPRIME ARBITRATRE, TË DHUNSHME PËR LIRIMIN E GODINAVE, PA NJOFTIM VENDIM GJYQËSOR DHE NJOFTIM PËRKATËS. THEKSOJMË SE KAYO NUK KA KRYER ASNJË NJOFTIM KARSHI NESH.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Finale historike në Botëror, për herë të parë do të përballen kampionët në fuqi të dy kontinenteve

BOTËRORI 2026 , 15 korrik 2026/Albania Express News/- Për...

Champions League/ Egnatia ‘luan tenis’ me Petro Cub dhe arrin një kualifikim historik

RROGOZHINË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nuk zhgënjen dhe...

Futbolli nuk do të vijë në shtëpi, Messi me shokë përmbysin në fund Anglinë dhe arrijnë finalen e dytë radhazi të Botërorit

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Argjentina është finalistja...

Kurti, 20 ditë afat për Kuvendin/ Deri më 7 gusht duhet konstituuar! 60 ditë për Presidentin, ndryshe sërish zgjedhje

KOSOVË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Një javë pas certifikimit...