Shkolla e re e Shushicës merr formë, Rama publikon pamjet: Së shpejti hap dyert për 350 nxënës në Elbasan

ELBASAN ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale ecurinë e punimeve për ndërtimin e Shkollës së Shushicës në Elbasan, duke theksuar se investimi po avancon me ritme të mira dhe së shpejti do të jetë gati për të pritur 350 nxënës dhe 35 mësues.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se projekti po realizohet nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Elbasan, me synimin për të ofruar kushte më cilësore dhe më të sigurta për procesin mësimor. Sipas kryeministrit, godina e re është projektuar për të garantuar një mjedis dinjitoz për nxënësit dhe stafin pedagogjik, me klasa, laboratorë, ambiente të përbashkëta dhe hapësira të menduara për të nxitur bashkëpunimin, kreativitetin dhe zhvillimin e talenteve të fëmijëve.

Rama theksoi gjithashtu se Shkolla e Shushicës nuk do të shërbejë vetëm për arsimin, por edhe si një qendër komunitare, ku do të zhvillohen aktivitete kulturore dhe sportive gjatë gjithë vitit.

“Shkolla e Shushicës në Elbasan po merr formë ditë pas dite, si investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan që shumë shpejt do të mirëpresë 350 nxënës dhe 35 mësues në ambiente të projektuara për t’i dhënë arsimit më shumë cilësi, më shumë siguri dhe një hapësirë dinjitoze ku çdo ditë mësimi të zhvillohet në kushtet që meritojnë fëmijët dhe mësuesit.

Çdo klasë, laborator, kënd i përbashkët dhe çdo hapësirë e kësaj shkolle është menduar për të krijuar një mjedis ku bashkëpunimi bëhet pjesë e përditshmërisë dhe nxënësit rriten në një atmosferë që i nxit të mësojnë, të krijojnë dhe të zhvillojnë talentet e tyre.

Shkolla e Shushicës do të jetë një pikëtakimi për gjithë komunitetin, me hapësira që do të mirëpresin aktivitete kulturore dhe sportive gjatë vitit, duke e kthyer këtë investim në një vlerë të përbashkët për gjithë zonën”, shkruan Rama në Facebook.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestat! Jo vetëm Ikbale Huduti, ministri Lamallari plas “bombën”: Kam shpallur edhe disa persona të tjerë “Non Grata”

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri i Brendshëm, Besfort...

Territorialja/ Aurel Bylykbashi: Kjo reformë, është antiqytetare, anti kombëtare dhe kundër pluralizmit politik

VLORË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Drejtuesi politik i Partisë...