SHBA miratoi huanë 302 milionë dollarëshe për mbrojtjen shqiptare, ambasada amerikane në Tiranë: Mbështetje për modernizimin e Forcave të Armatosura

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Uashingtoni ka dhënë “dritën jeshile” për një kredi të re prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.

Pas miratimit të marrëveshjes së huasë në kuadër të programit amerikan “Foreign Military Financing” (FMF), ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada bëri me dije se marrëveshja do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, i cili parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

“Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Fund (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035“, shprehet Ambasada amerikane në Tiranë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës nderohet me titullin “Ambasador për Paqe”

TIRANË, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një...

21 vite Federata e Paqes Universale, mbi 120 Ambasadorë për Paqe mblidhen në Tiranë

Tiranë, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbi...

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, reagimi i Britanisë: Aktgjykimi të mos përdoret për të nxitur tensione

PRISHTINË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbretëria...

Broja drejt largimit nga Burnley, PAOK-u hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar

ANGLI, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – E...