Ish-avokati i Trump, Todd Blanche, emërohet Prokuror i Përgjithshëmi i SHBA/ Senati amerikan e miraton me diferencë të ngushtë votash

SHBA ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Senati amerikan ka miratuar me një diferencë të ngushtë votash emërimin e Todd Blanche, ish-avokatit mbrojtës të Presidentit Donald Trump, si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara.

Blanche, i cili ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm në detyrë që nga prilli i kaluar, është përballur me shqetësime dypartiake lidhur me pavarësinë e tij dhe gatishmërinë për të vepruar në mënyrë të pavarur ndaj Presidentit Trump.
Kritikat lidhen edhe me akuzat se, gjatë kohës në detyrë, ai i ka dhënë Shtëpisë së Bardhë një ndikim të madh mbi Departamentin e Drejtësisë.

Procesi i konfirmimit u miratua me rezultatin 50-49. Senatorët republikanë Susan Collins dhe Lisa Murkowski votuan kundër emërimit të Blanche.
Senatori Bill Cassidy dha votën vendimtare. Një ditë më parë, ai kishte deklaruar se Blanche ishte zgjedhja më e mirë që Presidenti Trump mund të kishte propozuar për këtë post.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Agim Ademi pret drejtuesit e rinj të Ulpianës: “Vizioni i tyre është rikthimi në Ligën e Parë”

KOSOVË,08 gusht 2026 / Albania Express News/-KF Ulpiana po...

Nuk ka qetësi në Kuvendin e Kosovës, Kurti goditet me vezë gjatë seancës nga deputetja e AAK

KOSOVË ,08 gusht 2026 / Albania Express News/-Avni Dehari,...

Vjosa, “lumi i fundit i egër” në europë, magnet për turizmin e natyrës dhe raftingun

TIRANË, 8 gusht 2026 /Albania Express News/ -Ndërsa lumi...