Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë

ITALI,12 maj 2026/Albania Express News/Bologna shtang Napolin në sfidën e javës së 36 të Serie A. Në Maradona Stadium, skjuadra kuqeblu iu imponua Të kaltërve të Antonio Contes me rezultatin 3-2 duke i hequr mundësinë për të siguruar matematikisht zonën Champions.

Napoli u befasua në pjesën e parë të ndeshjes teksa e pa veten në disavantazhin e dy golave. Në minutën e 9 Fernardo Bernardeschi i dha kryesimin në 1-0 në rezultat Bolognas, ndërsa në minutën e 34 Di Lorenzo shkaktoi një 11 metërsh në favor të skuadrës së Vincenzo Italianos. Riccardo Orsolini iu drejtua pikës së bardhë duke u treguar i saktë për të çuar rezultatin në 2-0. Por në minutat shtesë të pjesës së parë, Di Lorenzo korrigjoi gabimin e tij dhe shkurtoi diferencën në rezultat 2-1 duke rihapur llogaritë e sfidës dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.
Pjesa e dytë nisi me një gol që u shënua nga Napoli me Alisson Santos që barazoi shifrat në 2-2. Kur u mendua se kjo sfidë po shkonte drejt barazimit, Bologna i shtangu të gjithë në Maradona Stadium teksa mori avantazhin në 3-2 me një gol spektakolar me gjysmëroveshatë të Jonathan Roëe. Rezultati mbeti 3-2 për Bolognan dhe tani gara për kualifikimin në Ligën e Kampioneve bëhet më e ndezur se kurrë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...