“Human Rights Watch” ngre alarmin: Botërori 2026 në SHBA, Kanada e Meksikë “rrezik për të drejtat e njeriut”

BERLIN, 12maj 2026/Albania Express News/ – ”Human Rights Watch” e konsideron Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada si ”një katastrofë të mundshme për të drejtat e njeriut”.

Drejtoresha e organizatës, Minky Worden, deklaroi për portalin ntv.de se turneu duhet të udhëhiqet nga një kornizë e të drejtave të njeriut.

”Por, mund të them me siguri se, edhe pse Kupa e Botës mund të mbetet më e madhja, ajo nuk do të jetë më e mira për sa i përket të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Sipas Worden, turneu është i mbuluar nga pasiguri të mëdha për shkak të rolit të diskutueshëm të agjencisë amerikane të emigracionit dhe doganave ICE, e cila mund të përfshihet në masat e sigurisë gjatë aktivitetit.

”ICE, një lloj force policore paraushtarake, ndjek politika brutale dhe çnjerëzore, edhe ndaj njerëzve që kanë të drejtë të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë roli do të ketë ICE.

Së fundmi, Rodney Barreto, zëvendësshef i stafit në Majami, tha se kishte marrë garanci nga sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio se nuk do të ketë agjentë të ICE brenda stadiumeve gjatë ndeshjeve të Botërorit.

Sipas Worden, ”lufta kulturore” e presidentit amerikan Donald Trump po reflektohet gjithashtu në Kupën e Botës.

”Ajo shihet, për shembull, në mungesën e masave për të drejtat e njeriut në qytetet pritëse. Këto masa duhet të sigurojnë mbrojtjen e minoriteteve dhe grupeve vulnerabël, përfshirë komunitetet LGBT. Por nga katër planet e veprimit të publikuara në SHBA, vetëm Atlanta përmend të drejtat LGBT”, tha ajo.

Worden shtoi se dhënia e Çmimit të Paqes të FIFA-s për Trump është “një formë korrupsioni”.

”Është një sajesë e krijuar për të ledhatuar një njeri që nuk përfaqëson paqen, por shtypjen e dhunshme të qytetarëve amerikanë, bombardimet jashtë kufijve të vendit dhe luftërat jashtë vendit”, deklaroi ajo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...