Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe

Në prag të ndeshjes Serbi– Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, u zhvillua në qytetin e Nishit dreka zyrtare e organizuar nga Federata Serbe e Futbollit.

Në këtë event mori pjesë delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga Presidenti Armand Duka, ndërsa nga pala serbe ishin të pranishëm Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Džajić dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të institucionit.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe me frymën e mirë të bashkëpunimit sportiv mes dy federatave, duke vënë në plan të parë respektin e ndërsjellë dhe vlerat që përcjell futbolli si urë bashkimi mes popujve.

Të dy palët vlerësuan rëndësinë e zhvillimit të ndeshjeve në një klimë të qetë sportive, duke theksuar rolin e futbollit si një mjet që afron njerëzit dhe nxit frymën e garës së ndershme.

Gjithashtu, Presidenti Duka vlerësoi masat e marra për organizimin e ndeshjes nga federata dhe autoritetet serbe dhe për pritjen shumë të mirë që i është rezervuar Kombëtares shqiptare dhe delegacionit të FSHF.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Jam lodhur shpirtërisht”/ Gazetari Xhensil Shkëmbi apel për vajzën e sëmurë: Ka ardhur koha që shteti të përgjigjet

KORÇË,20 maj 2026/Albania Express News/Gazetari Xhensil Shkembi ka përcjellë...

Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Këshilli i Ministrave miratoi sot...

“Aeroportin le ta marrin”, Behgjet Pacolli shpërthen ndaj shtetit: U cenua dinjiteti i punëtorëve dhe imazhi i Shqipërisë

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News/Reagimi i biznesmenit dhe ish-presidentit...