Seanca e shkurtër, debat i ashpër, socialistët votojnë rezolutat pa diskutim

Megjithëse ishte parashikuar që debati për katër rezolutat në rendin e ditës të zgjasë 10 orë, seanca parlamentare u mbyll vetëm pas dy orësh, pa u diskutuar asnjë nga dokumentet.

Demokratët akuzuan shumicën për përkeqësimin e situatës kriminale në vend, duke iu referuar edhe vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjatë 120 minutave ata morën disa herë fjalën për procedurë, duke synuar të ngrinin akuza ndaj qeverisë. Kjo situatë bëri që kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të kërkonte hedhjen në votim të pikave të rendit të ditës.

Edhe përpjekja e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të kërkuar një pushim 10 minutësh, nuk ndryshoi rrjedhën e seancës. Pas rifillimit, deputetët socialistë votuan me 76 vota pro për katër rezolutat e parashikuara:

Rezolutat e miratuara:

  1. Raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024.
  2. Raport i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024.
  3. Raporti vjetor i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024.
  4. Raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...