Rruga e transformuar e Komanit, një aks strategjik për turizmin në veri

SHKODËR, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Rruga e Komanit shfaqet tashmë e transformuar, duke krijuar një panoramë të re infrastrukturore në një prej zonave më spektakolare të veriut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot në rrjetet sociale pamje nga rruga e rikonstruktuar e Komanit, duke e cilësuar atë si një tjetër investim të rëndësishëm në infrastrukturën e veriut dhe në funksion të zhvillimit të turizmit.

Rikonstruksioni i rrugës së Komanit nisi në shkurt të vitit 2025, me një fond prej rreth 2.5 miliardë lekësh, me synim përmirësimin e aksesit në një zonë me potencial të konsiderueshëm turistik dhe ekonomik.

Rruga përbën një aks të rëndësishëm për lidhjen me destinacionet turistike të zonës së Komanit dhe më tej me potencialet natyrore të Alpeve shqiptare. Përmirësimi i saj pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përvojën e vizitorëve, duke e bërë më të aksesueshme një prej itinerareve më të veçanta turistike të vendit.

Një nga elementët që i jep këtij destinacioni një vlerë të veçantë është kombinimi i udhëtimit rrugor me udhëtimin me traget përmes liqenit të Komanit, duke krijuar një eksperiencë turistike që ndërthur infrastrukturën, natyrën dhe peizazhin spektakolar të veriut.

Por investimi nuk lidhet vetëm me turizmin. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore pritet të sjellë ndikim të rëndësishëm edhe në cilësinë e jetës së komuniteteve lokale, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve, aksesin në shërbime dhe lidhjet ekonomike e sociale me zonat e tjera.

Në një zonë ku natyra përbën një prej pasurive kryesore, infrastruktura e përmirësuar krijon gjithashtu kushte më të favorshme për zhvillimin e sipërmarrjeve lokale, agroturizmit, strukturave akomoduese dhe shërbimeve të lidhura me turizmin.

Transformimi i rrugës së Komanit shihet kështu si një tjetër aset i rilindur për veriun e Shqipërisë, por edhe si një aks strategjik që mund të kontribuojë në zgjerimin e hartës turistike të vendit dhe në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të zonës.

Nga rruga te liqeni, nga peizazhi te destinacioni turistik, Komanit i shtohet një tjetër mundësi për t’u shndërruar në një pikë gjithnjë e më të rëndësishme të turizmit shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon shtatë të pandehurit, ja sa vite burg mori secili

TIRANË, 15 shtator 2026 /Albania Express News/- Gjykata e...

Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre 3 lojtarë të Dinamo City

TIRANË, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Trajneri...