Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për lirim, avokati: Vendim pa arsyetim

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Meta, përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani, kishte kërkuar lirimin nga qelia me argumentin se janë shkelur afatet ligjore të paraburgimit dhe se masa e sigurisë duhet të hiqet, por kërkesa nuk është pranuar nga gjykata. Sipas mbrojtjes, vendimi është dhënë pa asnjë arsyetim të detajuar, ndërsa avokati e cilësoi si një vendim të pabazuar në ligj.

Ish-presidenti ndodhet në burg prej tetorit të vitit të kaluar, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që caktoi masën “arrest me burg” në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Meta akuzohet për tre vepra penale: “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë.”

Më 28 korrik, SPAK mbylli hetimet shumëmuajshe dhe në fund të gushtit dërgoi dosjen për gjykim, duke bashkuar në një të vetme tre çështje të bujshme: aferën CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror të familjes Meta-Kryemadhi.

Në këtë dosje është përfshirë edhe ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila përballet me të njëjtat akuza si ish-bashkëshorti i saj. Hetimet ndaj çiftit janë në fazën e gjykimit, ndërsa procesi pritet të zhvillohet në javët në vijim në Gjykatën e Posaçme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...