“Rezidenca qeveritare” në Sarandë, pjesë e kampusit Eco-Smart “Poli i Zhvillimit Turistik”

TIRANË, 29 prill 2026 /Albania Express News/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që lidhet me kalimin në pronësi të Bashkisë Sarandë të pronës së njohur si “Rezidencë qeveritare”.

Sipas vendimit të ri, kjo zonë do të jetë pjesë e projektit që shtrihet nga Qafa e Gjashtës deri te Rezidenca qeveritare, i quajtur “Poli i Zhvillimit Turistik Sarandë”, i konceptuar si një kampus Eco-Smart.

Ndryshimet prekin gjithashtu kufizimet mbi pronën, ku hiqet parashikimi që ndalonte Bashkinë Sarandë ta tjetërsonte ose t’ua jepte në përdorim të tretëve.

“Poli i Zhvillimit Turistik Sarandë”, është konceptuar si një kampus Eco-Smart, që synon të transformojë zonën në një qendër të integruar kulturore dhe ekonomike, duke ndërthurur akomodimin, turizmin, artin, edukimin dhe jetën komunitare.

Në thelb të këtij projekti qëndron krijimi i një modeli ekonomik inovativ që lidh turizmin me edukimin, duke nxitur punësimin, zhvillimin e aftësive të specializuara dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetin lokal.

Ndërhyrjet parashikojnë rehabilitimin e shtresave për parkimin dhe rrugët brenda zonës së projektit, krijimin e hapësirave të parkimit, si dhe sistemimin e hapësirave të jashtme në funksion të shkollës 9-vjeçare, zonave të aktiviteteve, objektit qeveritar, akomodimit dhe gjelbërimit.

Lidhur me shkollën 9-vjeçare, Këshilli i ministrave vendosi që në vendimin nr.235, datë 23.3.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Sarandë të sipërfaqes 9200 m², nga trualli funksional i pronës nr. 206 “Rezidenca qeveritare Sarandë”.

Në vendimin e publikuar theksohet se kjo ndërtesë do të përdoretpër ndërtimin e një shkolle  9-vjeçare dhe zhvillimin e programeve parauniversitare.

Për zbatimin e këtyre vendimeve janë ngarkuar Bashkia Sarandë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fortesa verdheblu / 13 ndeshje pa humbje, AF Elbasani i Gvozdenoviç shkruan histori në shtëpi

ELBASAN,29 prill 2026/Albania Express News/AF Elbasani po jeton një...

Nis nisma për referendum: Kërkohet shfuqizimi i ligjit për Investitorët Strategjikë dhe “Paketës së Maleve”

TIRANË,29 prill 2026/Albania Express News/Më 29 prill 2026, një...

Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen

PRISHTINË,29 prill 2026/Albania Express News/Kosova nuk e zgjidhi ngërçin....