Restaurimi i “Karakollit” në fushën e Çajupit, aset unik me potencial zhvillimin e turizmit

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër ka përfunduar punimet e restaurimit të “Karakollit” në Fushën e Çajupit, Monument Kulture i Kategorisë së Parë me vlera të veçanta historike dhe arkitekturore për zonën e Zagorisë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se ndërhyrja e realizuar ka mundësuar ruajtjen e integritetit të objektit dhe rikthimin e vlerave të tij origjinale, duke i dhënë jetë një dëshmie të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ky restaurim është i pari që kryhet për këtë monument dhe e bën “Karakollin” një aset unik, me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe natyror në Fushën e Çajupit dhe në zonën e Zagorisë.

“Kjo ndërhyrje mundësoi ruajtjen e integritetit të objektit dhe rikthimin e vlerave të tij, duke i dhënë jetë një dëshmie të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore”, theksoi Gonxhja.

Restaurimi është realizuar për herë të parë për këtë monument, i cili mbetet objekti i vetëm i këtij lloji dhe një aset me potencial për zhvillimin e turizmit kulturor dhe natyror në Fushën e Çajupit dhe në Zagori.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në Shkodër, humb jetën elektricisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

SHKODËR , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e...

Dosja Partizani/ Gjenerali Qiriazi tregon si iu kërkua firma për shitjen e kompleksit: Kërkova të takoja Bamir Topin

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Gjyqtarja e posaçme,...