Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Gramsh, dëmtohet ura e Shëmrizës, qarkullimi vijon me vështirësi

Reshjet e dendura të mbrëmjes së djeshme dhe të gjithë natës kanë shkaktuar probleme të shumta edhe në bashkinë e Gramshit. Si pasojë e prurjeve të larta dhe erozionit të shkaktuar nga uji, është dëmtuar njëri krah i urës së Shëmrizës, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim.

Aktualisht, kalimi në këtë segment bëhet me shumë kujdes dhe me vështirësi, ndërsa Drejtoria e Infrastrukturës ka nisur punën për riparimin të dëmtimit dhe normalizimin e situatës. Në zonë është njoftuar edhe policia, e cila ka marrë masa për të ndaluar qarkullimin e mjeteve të rënda dhe automjeteve të tjera që mund të rrezikohen, deri në stabilizimin e plotë të urës.

Bashkia e Gramshit vijon monitorimin e situatës, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë, duke u bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin kalimin në këtë segment deri në rikthimin e sigurisë maksimale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...