Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëveNdalimi i mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili është bërë i ditur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pas ndryshimeve në rregullat e Bashkimit Evropian për importet e produkteve me origjinë shtazore.

Sipas AKU-së, Brazili është hequr nga lista e vendeve të autorizuara për eksportin drejt Bashkimit Evropian të kategorive të caktuara të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor.
Në zbatim të këtyre ndryshimeve, importimi i mishit të shpendëve dhe të gjedhit nga Brazili kushtëzohet nga miratimi i zonave dhe stabilimenteve të prodhimit nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, AKU sqaron se ngarkesat për të cilat certifikata shëndetësore veterinare është nënshkruar ose lëshuar përpara 3 shtatorit 2026, do të vijojnë të pranohen në pikat e kontrollit kufitar, edhe nëse mbërrijnë në Shqipëri pas kësaj date. Theksohet se nuk do të ketë porosi të reja deri në momentin që BE vendos ta listojë Brazilin si vend të sigurt për importin e mishit të gjedhit dhe shpendëve
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se do të vijojë monitorimin dhe zbatimin e kërkesave ligjore për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Kujtojmë se njoftimi është dhënë dhe më herët nga Ministria e Bujqësisë që më datë 3 shtator do të ndërpritet importi i mishit nga Brazili, kjo për herë të parë pas 20 vitesh. Nga viti 2006 e deri më tani, Brazili ka qenë furnizuesi kryesor me mish viçi, derri, lope dhe pule. Gjithashtu, ky mish ishte dhe burimi kryesor për industrinë e përpunimit të mishit.
Njoftimi i plotë i AKU:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të ndryshimeve në Rregulloren Zbatuese të Komisionit (BE) 2026/1189, me të cilën është ndryshuar Rregullorja Zbatuese e Komisionit (BE) 2021/405, bën me dije se Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të tyre të autorizuara për hyrjen në Bashkimin Evropian të dërgesave të kategorive të caktuara të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor.
Gjithashtu, referuar edhe Urdhrit të Ministrit nr. 294, datë 13.06.2006, “Për importin e mishit nga Republika Federative e Brazilit”, importimi i këtyre produkteve kushtëzohet nga miratimi prej Bashkimit Evropian i zonave dhe stabilimenteve të prodhimit.
Në kuadër të zbatimit të ndryshimeve, bëjmë me dije se më 28 maj 2026, në Bruksel, është zhvilluar një takim ndërmjet përfaqësuesve të UECBV (Bashkimi Evropian i Tregtisë së Blegtorisë dhe Mishit) dhe DG SANTE, gjatë të cilit përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë sqaruar se ngarkesat për të cilat certifikata përkatëse është lëshuar përpara datës 3 shtator 2026 do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar (BCP) të Bashkimit Evropian, pasi kërkesat e reja nuk zbatohen për eksportet nga vendet e treta të kryera përpara kësaj date.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron se ngarkesat e mishit të shpendëve dhe të gjedhit me origjinë nga Brazili, për të cilat certifikata shëndetësore veterinare zyrtare është nënshkruar dhe/ose lëshuar përpara datës 3 shtator 2026, do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar, edhe në rast se këto ngarkesa mbërrijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë pas datës 3 shtator 2026.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë monitorimin dhe zbatimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

87 ditë revolucion! Shqiptarët mblidhen sot sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Sot shënohet dita...

Lëkundje tërmeti në Elbasan, ndihen në qytet

ELBASAN  , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Lëkundje sizmike janë...

Banesa private përfshihet nga flakët në “Aqif Pasha”, angazhohen 3 mjete dhe 12 zjarrfikës

ELBASAN  , 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një banesë...