“Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit”/ Vrasja e biznesmenit italian, Berisha: Autori është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit. Kreydemokrati thekson se tani rendi është në duart e kriminelëve të pushtetit.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit. Kreydemokrati thekson se tani rendi është në duart e kriminelëve të pushtetit. Berisha gjithashtu ka publikuar dhe një video të një mitingu elektoral, në të cilin evidenton Gazment Braçen, nipin e ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Postimi i Berishës:

Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit. Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri. Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit. Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.

Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital. Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të

Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie. Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë. Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe “komandant Ramën” se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e 12-të e protestës me tubim kombëtar në Tiranë, kryeministri Rama bën sërish thirrje për dialog

TIRANË, 24 tetor 2026 /Albania Express News/-Teksa ditën e...

Ushtari i panjohur si dëshmitar i heshtur ! Sot Korça jonë feston Ditën e saj të Çlirimit.

NGA NERTIL JOLE KORÇË , 24 tetor 2026 /Albania Express...

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...