Manchester City është skuadra e parë finaliste e Kupës së Anglisë. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti në gjysmëfinale Southampton me rezultatin 2-1 duke prerë biletën për në aktin final të këtij kompeticioni, i dyti për nga rëndësia në Angli.
Për më tepër Manchester City me këtë sukses ndaj Southampton vendosi edhe një rekord të ri duke u bërë e para skuadër që shkon për 4 vjet radhazi në finalen e FA Cup
Historitë e kësaj ndeshjeje u shkruan vetëm në fazën finale të saj kur u duk se po shkonte drejt një barazimi. Në minutën e 79 Southampton befasoi skuadrën e Pep Guardiolës duke e ndëshkuar me golin e Finn Azaz për të marrë avantazhin në 1-0.
Por Manchester City reagoi shumë shpejt dhe arriti të barazojë në 1-1 me rezultatin me golin e Jeremy Doku, ndërkohë që shumë shpejt erdhi edhe goli që përmbysi gjithçka ai i Nico Gonzales me Manchester City që e fitoi këtë ndeshje 2-1 dhe tani pret kundërshtarin që do të ketë në finale që do të dalë nga fituesi i sfidës Chelsea Leeds United

