Mesazhi i fortë i SHBA për protestën: Dhuna, lëndimi fizik dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar, palët të vetëpërmbahen

TIRANË, 18 tetor 2026 /Albania Express News/-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat dhe situatën e tensionuar në Shqipëri, duke bërë thirrje për zhvillimin e demonstratave në mënyrë paqësore dhe pa akte dhune.

Në deklaratën e saj, ambasada thekson se dhuna, lëndimi fizik i personave dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar, ndërsa u bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.
“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, shkruan Ambasada Amerikane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...