Reagimi i Berishës pas seancës 25-minutëshe: “Shporrja e Ramës, mision kombëtar”

Pasi seanca plenare e sotme u mbyll për 25 minuta, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një prononcim për mediat.

Beeisha u shpreh se ‘as Maduro (presidenti i Venezuelës) nuk e poshtëronte kështu Kuvendin’, referuar kryeministrit Edi Rama, i cili prezantoi programin e qeverisë.

Një akt tipik prej Kim Jong-Un. As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë. As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit“, tha ai.

Kryedemokrati zbuloi hapat që do të ndërmarrë opozita, duke thënë se “nuk do të pajtohet me dhunën ekstreme ndaj qytetarëve”.

Opozita do të marrë të gjitha vendimet. Opozita nuk do pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë.

Nuk është dhunë ndaj parlamentit, është dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Atë për ambasadorët, le të flasin vetë ambasadorët. Unë nuk kam ndërmend të bëhem zëdhënës i askujt. Por unë bëhem zëdhënës i atij populli opozitar.”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Fitorja ndaj Jordanisë, Rama: Miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama uroi sot Kombëtaren shqiptare për fitoren...

Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi...

Sylvinho pas fitores spektakolare në miqësoren me Jordaninë: Krenar për Hysajn, ky ekip…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq i kënaqur...