Raporti i “Reporterë Pa Kufij” për lirinë e Medias: Shqipëria humbet 3 pozicione, gazetarët kanë vështirësi në marrjen e informacionit

TIRANË,30 prill 2026/Albania Express News/Shqipëria ka humbur tre pozicione në raportin e përvitshëm të Reporterëve Pa Kufij për lirinë e medias.

Një vit më parë vendi ynë renditej në vendin e 80 nga 180 vende, ndërsa tani renditet në vendin e 83-të.
Në raport thuhet se në Shqipëri, gazetarët janë viktima të rasteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.

“Gazetarët kritikë ndaj autoriteteve shpesh sulmohen me qëllim diskreditimi si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, dhe hasin vështirësi në marrjen e informacionit shtetëror, qasja në të cilin mund të kufizohet edhe më shumë nga një centralizim i fundit i komunikimeve qeveritare”, thuhet në raport.
Reporterët Pa Kufij janë ndalur gjithashtu edhe te vendimi i Qeverisë për të bllokuar Tik-Tok në Shqipëri.
“Megjithëse kushtetuta e Shqipërisë dhe angazhimet ndërkombëtare garantojnë lirinë e shtypit, mbrojtja e konfidencialitetit të burimeve është e pamjaftueshme. Si rezultat i vendimeve gjyqësore të diskutueshme, disa media janë ndaluar të mbulojnë çështje sensitive me interes publik. Vendimi i qeverisë për të bllokuar TikTok në vitin 2025 ka shkelur lirinë e shprehjes dhe të shtypit, sipas Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse ende i paplotë, dekriminalizimi i shpifjes pritet të ketë ndikim pozitiv në lirinë e medias”, vijon më tej raporti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“E provuam për adrenalinë”, çifti kapet duke kryer marrëdhënie brenda xhamisë, dëshmia e rojës: Mendova se…

TURQI ,16 qetshor 2026/Albania Express News/Një ngjarje e pazakontë...

Tërmet te Portugalia në prag të debutimit në Botëror! Trajneri jep dorëheqjen, zbulohet vendimi drastik

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Sipas raportimeve të fundit nga mediat...

Bujqësia organike, fermerët përfitojnë deri në 200 mijë lekë nga Skema Kombëtare

TIRANË, 16 qershor 2026 /Albania Express News/ Fermerët që...