“Kemi shqiptarë të suksesshëm në diasporë si Mira Murati dhe Igli Tare”, Balluku me ambasadorët: Ju jeni sytë dhe veshët e Shqipërisë nëpër botë

Në ditën e dytë të takimit me ambasadorët e akredituar të Shqipërisë jashtë vendit, zv.kryeministrja Belinda Balluku u bëri thirrje të kenë përparësi diplomacinë ekonomike. Sipas saj një lajm shumë i mirë është krijimi i trupës së atasheve tregtarë që do të promovojnë Shqipërinë.

“Ju jeni sytë dhe veshët e Shqipërisë në botë. Ju duhet të ktheheni partnerë të ministrive të linjës për sjelljen në vendin tonë të sa më shumë investitorëve të huaj. Çdo investim i huaj është një hap më tej i ekonomisë sonë drejt tregjeve ballkanike. Është lajm shumë i mirë që tashmë ministri i Jashtëm ka folur konkretisht për planin e krijimit të trupës së atasheve tregtarë që do të jenë bashkëpunëtorët tanë të ngushtë në rrugëtimin e gjatë për promovimin e vendit dhe krijimin e një armate të re profesionistësh.

Ne krenohemi me djem dhe vajza shqiptare që janë pozicionuar në mënyrën më të shkëlqyer në fushat ku ata kontribuojnë siç është rasti i Mira Muratit, i Igli Tares apo të tjerë. Por jo të gjithë e kanë jetën e lehtë dhe u bëj një thirrje nga zemra: të gjithë na ka qëlluar të kemi vështirësi në jetën tonë. Imagjinoni për një moment, vendi më i sigurt për tu kthyer qoftë edhe për disa orë është shtëpia e prindërve.

Kthejeni ambasadën shqiptare në shtëpinë e prindërve, aty ku drita nuk fiket kurrë, aty kur përballesh me vështirësitë e di që shkon dhe troket dhe ajo derë është gjithmonë e hapur. Shikojeni këtë si një mision humanitar, pasi ne jemi shumë në diasporë”, tha Balluku.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Portugalia i jep Shqipërisë pikët maksimale, Italia na “lë në baltë”/ Si u votua vendi ynë në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,17, maj 2026/Albania Express News/Shqipëria arriti të merrte 145...

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...