“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Sot protestë kombëtare, kreu i PD injoron thirrjet kundër tij: Demokratët të jenë pjesë e uraganit që ka tronditur regjimin e Ramës

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje demokratëve të marrin pjesë në protestën kombëtare të thirrur sot.

Duket se Berisha i ka anashkaluar thirrjet që adresohen edhe kundër emrit të tij, ku çdo mbrëmje në shesh dhe gjatë marshimeve dëgjohen thirrje”, duke u thënë demokratëve që të dalin në këtë protestë dhe ta mbështesin pasi sipas tij, tubimi ka tronditur qeverinë Edi Ramës.
“Ndërkohë, të dashur miq, PD po vazhdon aktivitetin e saj në përputhje me direktivat e Kuvendit të fundit, organizimit, dixhitalizimit, vizionit dhe këtu çdo ditë punohet me intensitet në këto drejtime.

Por unë dua ta mbyll këtë përshëndetje të shkurtër me thirrjen tuaj, sot është një ditë shumë e veçantë për protestën.
Sot, shqiptarë nga mbarë bota do jenë të pranishëm në bulevardin e protestës, në uraganin e lirisë, ndaj dhe ftoj të gjithë demokratet e demokratët të jenë sonte në këtë uragan që ka tronditur dhe që ka bërë të pashpresë regjimin e Edi Ramës”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Detaje nga policia ,aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, minatori bie në një furnel gjatë punës

BULQIZË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti i Federatës Shqiptare...

Aksident në një minierë në Bulqizë, dyshohet për një viktimë

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident është raportuar...

UEFA i kërkon Infantinos të japë dorëheqjen, Evropa gati për votim mosbesimi

BOTA ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti i FIFA-s, Gianni...