Rama: Jemi në proces reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve dhe natyrës

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e një modeli të administrimit unik të pyjeve dhe zonave të mbrojtura, si mënyrë për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në fushën e mjedisit, bazuar edhe në eksperiencat më të mira europiane.

Rama mori pjesë në aktivitetin ”Për Ty Natyrë”, ku u diskutua mbi prioritetet e mjedisit dhe pyjeve, të cilat do të hyjnë në një fazë të re në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Për këtë arsye jemi angazhuar në një proces reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve dhe natyrës në tërësi. Një reformim i cili duhet të fillojë nga një ristrukturim ambicioz dhe duke bërë bashkë Agjencinë e Zonave të Mbrojtura me Agjencinë e Pyjeve”, tha Rama.

Agjencia e re, sipas Ramës, do të krijojë një sinergji të re duke u marrë 360 gradë me zonat e mbrojtura dhe pyjet.

“Eksperienca ka treguar që duam apo nuk duam ne, janë dy komponentë të pazgjidhshëm nga njëri-tjetri dhe dy agjenci nuk e bëjnë me të lehtë, por e bëjnë më të ngatërruar procesin”, tha Rama.

Krijimi i kësaj agjencie të re, sipas Kryeministrit, ndihmon që të ecet më shpejt në drejtim një mirëmenaxhimit dhe të një cilësie që garanton standardet europiane në këtë fushë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...