Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

TIRANË, 26 qershor 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama i akordoi sot Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit të Francës, François Hollande.

Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, Rama vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.

“Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike”, u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i Qeverisë shprehu vlerësimin edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Rama çmoi po ashtu ish-presidentin Hollande për inkurajimin që i jep rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mirela Kumbaro: Bënja ishte në kaos, sot po transformohet në harmoni me natyrën

PËRMET , 26 qershor 2026/Albania Express News/ -Mirela Kumbaro,...

27 ditë revoltë! Sot, protesta e radhës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës

TIRANË ,26 qershor 2026/Albania Express News/-Protesta qytetare për dorëheqjen...

Prof. Dr. Zheni Gjergji apel të fortë për të rinjtë e Elbasanit: “Zgjidhni jetën, familjen dhe ëndrrat tuaja”

ELBASAN ,26 qershor 2026/Albania Express News/-Me rastin e Ditës...