Dyndja drejt Juglindjes rikthen radhët kilometrike në aksin kombëtar Tiranë–Rrethrrotullimi i Bradasheshit–Elbasan

ELBASAN ,26 qershor 2026/Albania Express News/-Fluksi i lartë i automjeteve që i janë drejtuar qyteteve dhe zonave turistike të juglindjes së vendit ka rikthyer gjatë orëve të pasdites së sotme edhe një herë radhët e gjata dhe trafikun e rënduar në aksin kombëtar Tiranë–Rrethrrotullimi i Bradasheshit–Elbasan, një nga segmentet më të ngarkuara rrugore gjatë sezonit veror.

Qindra automjete janë duke u përballur me pritje të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalta, ndërsa kolona e mjeteve është shtrirë për disa kilometra, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve.

Trafiku është rënduar veçanërisht në hyrje të Elbasanit dhe në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku bashkohen disa akse rrugore dhe fluksi i mjeteve rritet ndjeshëm.

Shumë qytetarë nga kryeqyteti kanë zgjedhur fundjavën për t’u nisur drejt destinacioneve turistike të juglindjes, si Pogradeci, Korça, Prespa, Dardha, Voskopoja dhe zonat përreth, duke bërë që qarkullimi të rëndohet që në orët e para të pasditës së premte.

Përveç turistëve vendas, në këtë fluks kanë ndikuar edhe automjetet me emigrantë dhe vizitorë që ndodhen në Shqipëri gjatë sezonit këtij fillim sezoni veror.

Lëvizja “hap pas hapi” e mjeteve ka shkaktuar vonesa të shumta, ndërsa temperaturat e larta kanë vështirësuar edhe më tej situatën për drejtuesit dhe pasagjerët, të cilët janë detyruar të qëndrojnë për një kohë të gjatë në trafik.

Ekspertët e qarkullimit rrugor këshillojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme, pasi trafiku i dendur rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve.

Ndërkohë, pritet që fluksi i automjeteve të mbetet i lartë edhe gjatë orëve në vijim, pasi mijëra qytetarë vazhdojnë t’u drejtohen destinacioneve turistike të juglindjes, duke e kthyer aksin Tiranë–Elbasan -Korçë gjatë ditëve të fundjavës në një nga pikat më problematike të qarkullimit rrugor .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rezultate të shkëlqyera në Matematikë për maturantët e Gjimnazit “Ibrahim Muça” në Librazhd / 100% kalueshmëri dhe dhjetëra nota maksimale

LIBRAZHD ,26 qershor 2026/Albania Express News/-Maturantët e Gjimnazit “Ibrahim...

PD: Protesta, rruga e vetme për zgjidhjen e krizës së thellë politike

TIRANË, 26 qershor 2026 /Albania Express News/ Partia Demokratike...