Rezultate të shkëlqyera në Matematikë për maturantët e Gjimnazit “Ibrahim Muça” në Librazhd / 100% kalueshmëri dhe dhjetëra nota maksimale

LIBRAZHD ,26 qershor 2026/Albania Express News/-Maturantët e Gjimnazit “Ibrahim Muça” në Librazhd kanë shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në Provimin e Maturës Shtetërore, duke arritur rezultate shumë të mira në lëndën e Matematikës.

Sipas rezultateve të publikuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), shkolla ka regjistruar 100% kalueshmëri, ndërsa nota mesatare e maturantëve është 8, një tregues i qartë i nivelit të lartë të përgatitjes së tyre.

Rezultatet flasin për një performancë mjaft të mirë të nxënësve:

  • 19 maturantë janë vlerësuar me notën 10;
  • 17 maturantë kanë marrë notën 9;
  • 29 maturantë janë vlerësuar me notën 8;
  • 47 maturantë kanë marrë notën 7.

Drejtoria e gjimnazit ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin dhe punën e palodhur të mësuesve të Matematikës, Bashkim Ozuni, Albana Baushi, Etleva Mekshi dhe Lulëzime Rreshka, të cilët kanë punuar me profesionalizëm dhe përkushtim me maturantët përgjatë tre viteve të arsimit të mesëm.

Një falënderim i veçantë është përcjellë gjithashtu për ZVAP Librazhd, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj gjimnazit, duke kontribuar në krijimin e kushteve sa më të mira për arritjet e nxënësve.

Ky sukses përbën një tjetër dëshmi të cilësisë së punës mësimore në Gjimnazin “Ibrahim Muça”, duke kurorëzuar përpjekjet e përbashkëta të nxënësve, mësuesve dhe institucioneve arsimore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...