Rama: Agroturizëm Alpeta në Roshnik të Beratit, një destinacion ku bashkohen natyra, tradita dhe mikpritja shqiptare

TIRANË, 24 korrik 2026 /Albania Express/ -Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një postim për Agroturizëm Alpetën në Roshnik të Beratit, duke e cilësuar si një destinacion ku natyra, mikpritja dhe tradita shqiptare ndërthuren në një përvojë autentike.

“Agroturizëm Alpeta, në Roshnik të Beratit, është një destinacion ku natyra, mikpritja dhe tradita shqiptare bashkohen në një përvojë autentike”, shkruan Rama në postimin e tij.

Sipas tij, vizitorët në këtë agroturizëm kanë mundësinë të përgatisin receta tradicionale, të shijojnë verërat e kantinës, të eksplorojnë vreshtat dhe të njihen nga afër me jetën në fshat.

Kryeministri thekson se kjo sipërmarrje familjare është mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) përmes Skemës Kombëtare që në hapat e parë të aktivitetit, duke u shndërruar në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

“Një shembull i promovimit të turizmit rural, prodhimeve vendase dhe zhvillimit të qëndrueshëm të zonës”, thekson Rama.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Rama jepe dorëheqjen”-Dita e 55 e rezistencës qytetare/ Protestuesit rikthehen në sheshin “Skënderbej”

TIRANË ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Rezistenca qytetare hyn sot...

Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin

Nga Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të...

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

ROSKOVEC ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Bilanci i viktimave nga...