Rama: 5 kapitujt e fundit të negociatave me BE i hapim brenda vitit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë javën që po lëmë pas në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili bashkoi 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti në Kopenhagen të Danimarkës.

Samiti i radhës në Danimarkë u mbajt pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Në episodin e parë të sezonit të ri të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal tek ky zhvillim duke theksuar se pas Tiranës edhe në Danimarkë “ishim përsëri pjesë aktive e bisedimeve për të ardhmen e kontinentit, të barabartë mes të barabartësh teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

“Kemi hapur 28 kapituj të negociatave dhe mbeten 5 të fundit që besojmë se do t’i hapim brenda këtij viti, ndërkohë që vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka shkon në vazhdën e një ecurie rekord të këtij procesi”, u shpreh Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...

Autoritetet ngrenë ALARMIN: Kujdes nga këto mesazhe, po imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Autoriteti Kombëtar për Sigurinë...