Qazim Laçi shkëlqen te Rizespor, përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, po tregon formë të shkëlqyer me ekipin e tij të ri, Rizespor, në Superligën turke. Këtë fundjavë ai zhvilloi një ndeshje të mirë kundër Kasimpasës, edhe pse ekipi i tij u mposht.

Pavarësisht humbjes, Laçi u përfshi në formacionin e javës, duke u vlerësuar me notën 8.0 për paraqitjen e tij.

Deri tani, mesfushori ka zhvilluar 6 ndeshje me skuadrën turke, duke marrë shumë minuta në fushë, megjithatë ende nuk ka regjistruar asist apo golin e parë. Performanca e tij e qëndrueshme tregon se ai po përshtatet shpejt dhe po kontribuon në mënyrë të dukshme në ekipin e ri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Takimi në Aruba, Braho: SPAK nuk lë prova “në gjumë”, të gjithë janë të barabartë para ligjit

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i SPAK, Klodian...

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet dy herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i SPAK, Klodian...

Klodjan Braho: Krimi zgjedhor mbetet shqetësues, SPAK vepron vetëm mbi bazën e provave

TIRANË, 15 korrik 2026 /Albania Express News/ -Komisioni për...