Pse nuk fole kur ishe në postet drejtuese më të rëndësishme ,shoqa Elisa Spiropali?

Nga Erion Sqapi,Suedi
Ish kryetar i FRESH,Elbasan

Në politikë, nuk ka rëndësi vetëm çfarë thua ,por kur vendos ta thuash.
Dhe pikërisht këtu nis gjithçka.Çfarë kërkon sot, shoqja Elisa Spiropali?Sepse bashkë me këtë pyetje vjen një tjetër, shumë më e sinqertë,pse tani dhe jo atëherë kur Edi Rama të kishte besuar postet më të rëndësishme? Pse , pse , pse jo kur ishe në krye të institucioneve?Pse jo atëherë kur kishe  pushtet real, kur vendimet kalonin edhe nga duart e tua? Pse atëherë nuk u dëgjua asnjëherë si zë kritik zëri juaj ?Në politikë, heshtja në momentin e duhur flet më fort se çdo deklaratë e vonuar.

Ashtu si shumë të tjerë, edhe unë e kam nisur rrugëtimin tim në Partinë Socialiste herët, me ideal dhe pa asnjë kusht për për përfitim nga angazhimi serioz në PS. Kam qenë ndër organizuesit ,themeluesit dhe drejtuesit e FRESH-it në Elbasan për disa vite , në një kohë kur politika ishte përballje, jo privilegj.

Ishin vite sakrifice. Vite kur besohej më shumë sesa përfitohej.Kontributi nuk matej me poste, por me parime e qëndrime.

Së bashku me qindra e qindra të tjerë të rinj të asaj kohe , punuam për ta ndryshuar dhe demokratizuar sa më shumë Partinë Socialiste nga brenda. Nuk ishte e lehtë. Kishte rezistencë , kishte dyshim. Por kishte edhe një besim të fortë se kjo forcë politike mund të bëhej ndryshe.
Dhe në vitin 2013, ky besim solli  fitoren e PS.

Disa mbetën, disa u larguan. Disa heshtën, disa u ngritën. Unë dhe qindra e qindra të tjerë u investuam , sakrifikuan dhe rrezikuam  edhe jetën nga dhuna që pushteti ushtronte ndaj opozitarëve të majtë dy dekada më parë ata që sot në opozitë me në krye Sali Berishën ndjehen më komid sesa kur ishin në pushtet.Ndërsa unë dhe plot të rinj elbasanas sot jemi emigrantë .Ndërsa ti shoqja Elisa Spiropali natyrisht që ke kontribute , madje e them me plot gojën edhe më shumë sesa ne , por u shpërbleve dhe  u ngjite deri në majat e pushtetit.
Partia Socialiste të besoi. Shumë.Por besimi nuk është vetëm privilegj ,është edhe përgjegjësi.

Sepse në politikë, nuk mjafton të arrish lart. Duhet të dish si sillesh kur zbret.

Sot flet për mospajtim. Flet për të drejtën për të kritikuar. Flet për zërin që nuk duhet të heshtë. Të gjitha këto janë të drejta. Madje të nevojshme.
Por problemi nuk është fjala. Problemi është koha.

Sepse kur fjala vjen pasi largohesh nga pushteti që të ka dhënë Partia ku ti bën pjesë, ajo tingëllon më shumë si reagim inatçor sesa si bindje për të kërkuar drejtësi.

Kur takoheshim dikur në mbledhjet e FRESH-it në Tiranë, nuk ishe kjo që je sot. Dhe ndryshimi nuk është problem. Problemi është harresa.

Harresa e rrugës. Harresa e asaj që ishim. Harresa e asaj që kërkonim nga të tjerët.

Dikur kërkonim përmbajtje. Sot mjafton zhurma.
Dikur kërkonim përgjegjësi. Sot mjafton reagimi.Dhe kjo është ajo që nuk bind.

Sepse nuk mund të kërkosh sot atë që dje nuk e dhe. Nuk mund të flasësh për guxim, kur dikur zgjodhe heshtjen. Nuk mund të bësh opozitën e asaj që ke qenë vetë.

Partia Socialiste të ka dhënë gjithçka që përfaqëson sot në politikë. Dhe për këtë, më e pakta është maturia.
Jo çdo pakënaqësi është betejë. Jo çdo mendim është kauzë.

Ka mënyra për të qenë i ndershëm.Ose qëndron dhe lufton nga brenda,
ose largohesh me dinjitet.

Të dyja kërkojnë kurajë.

Por ajo që nuk kërkon kurajë, është të flasësh vetëm kur nuk ke më çfarë të humbasësh.
Në fund, kjo nuk është çështje posti.
Është çështje karakteri.

Unë kam zgjedhur të mbetem i njëjtë në bindjet e mia, pa llogari personale. Të tjerët kanë zgjedhur rrugë të tjera.

Dhe ndoshta, pikërisht këtu bëhet dallimi.

Pyetja mbetet:

A është ky një ndryshim për të mirën e përbashkët apo thjesht një lëvizje për më shumë?

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Operacion policor në Elbasan, dyshime për aktivitet të paligjshëm prostitucioni pranë zonës universitare

Një operacion i Policisë së Shtetit është zhvilluar mbrëmjen...

Gjysmëfinalet e UEFA Champions League, parashikimet e Superkompjuterit Opta

Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Arsenal dhe Atlético Madrid kanë...

Agroturizëm “Paja” prezanton me dinjitet vlerat e Belshit në panairin ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2026” në Lushnje

LUSHNJE,26 prill 2026/Albania Express News/Në qendër  të qytetit të...