Protestuesit largohen nga zona para godinës, Rama del nga Kryeministria nën masa të rrepta sigurie

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Pas përfundimit të protestës së 94-të dhe nisjes së marshimit të protestuesve në drejtim të Komisariatit nr. 1, kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e Kryeministrisë.

Rama është larguar nga godina nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në zonën përreth vijonte prania e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit.
Dalja e kryeministrit nga institucioni ka ndodhur pak pasi protestuesit u larguan nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe nisën marshimin, me destinacion Komisariatin nr. 1, ku kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës.

Protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa efektivët përdorën edhe spraj lotsjellës për të penguar avancimin e protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë.
Situata në Tiranë vijon të jetë e monitoruar nga forcat e rendit, ndërsa protestuesit kanë vijuar marshimin në drejtim të komisariatit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës nderohet me titullin “Ambasador për Paqe”

TIRANË, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një...

21 vite Federata e Paqes Universale, mbi 120 Ambasadorë për Paqe mblidhen në Tiranë

Tiranë, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbi...

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, reagimi i Britanisë: Aktgjykimi të mos përdoret për të nxitur tensione

PRISHTINË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbretëria...

Broja drejt largimit nga Burnley, PAOK-u hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar

ANGLI, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – E...