Presidenti i Vllaznisë thumbon AF Elbasanin: Disa festojnë para kohe sepse nuk janë mësuar të jenë në krye

AF Elbasani i mori kreun e renditjes së Superiores skuadrës së Vllaznisë, pasi e mposhti 3-1 në shtëpi ekipin kuqeblu në një sfidë shumë të luftuar. Kjo ishte një fitore që solli festë te tifozeria verdheblu, e cila pushtoi rrugët e qytetit pas këtij suksesi.

Një festë për të cilën nuk ka ngurruar të thumbojë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili me një postim në rrjetet sociale, ka dhënë një mesazh të qartë se ekipi i tij nuk është dorëzuar në luftën për titull.

POSTIMI I XHAFERIT

DISA FESTOJNË PARA KOHE…

…sepse nuk janë mësuar të jenë në krye.

Ne ❤️💙 dimë të presim…

dhe të godasim në momentin e duhur.

Sepse kjo është një skuadër që ngrihet.

Një qytet që nuk thyhet.

Dhe një rrugë që na çon drejt kreut 🤝

Me ndihmën e Zotit… deri në fund ⚽️🥇

#Besojmë #ForcaVllaznia 🔴🔵

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Haxhi 2027, Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite, synohen shërbime më cilësore për besimtarët shqiptarë

Xhide, ,Arabi Saudite ,13 nëntor 2026/Albania Express News/-Komuniteti Mysliman...

Elbasani zhvillon Kampionatin U13 të Hendbollit, gara për titullin kampion kulmon në finale

Në kuadër të zhvillimit dhe promovimit të sportit të...

Berisha: Prioriteti ynë për reformën zgjedhore, krijimi i një fronti opozitar

TIRANË , 13 nëntor 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike mblodhi...