Presidenti i FSHF Armando Duka nderohet nga Agjencia e Lajmeve “Presheva jonë ” me mirënjohjen e veçantë ” Përkrenarja e Skënderbeut”

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka është nderuar nga Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me mirënjohjen e veçantë “Përkrenarja e Skënderbeut”, si vlerësim për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë që luajnë futboll në Luginën e Preshevës.

Ky vlerësim i është akorduar Presidentit Duka në shenjë respekti për angazhimin e tij dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit në krijimin e mundësive të barabarta për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përmes futbollit, si një mjet përfshirjeje, zhvillimi dhe forcimi të identitetit komunitar.

Mbështetja e Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë komunitet është konkretizuar prej kohësh përmes projekteve “Uniforma ime” dhe “Topi yt”, falë të cilave rreth 300 fëmijë shqiptarë të të gjitha grupmoshave, pjesë e klubeve dhe shoqatave sportive në Luginën e Preshevës, janë pajisur me bazë materiale falas këtë sezon. Po ashtu, gjatë periudhës së verës, FSHF ka kontribuar edhe në organizimin e një turneu futbolli në Preshevë, duke ofruar mbështetje materiale dhe financiare.

Ky nderim përfaqëson një dëshmi të qartë të rolit aktiv të Presidentit Duka dhe të FSHF-së në përdorimin e futbollit si një instrument bashkimi dhe zhvillimi shoqëror, duke qëndruar pranë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe duke promovuar vlera që shkojnë përtej sportit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e 12-të e protestës me tubim kombëtar në Tiranë, kryeministri Rama bën sërish thirrje për dialog

TIRANË, 24 tetor 2026 /Albania Express News/-Teksa ditën e...

Ushtari i panjohur si dëshmitar i heshtur ! Sot Korça jonë feston Ditën e saj të Çlirimit.

NGA NERTIL JOLE KORÇË , 24 tetor 2026 /Albania Express...

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...