Dhurata e pazakontë nga Erdogan për liderët e NATO-s, u dhuroi pistoleta të personalizuara me emrat e tyre. Starmerit i hapin probleme

TURQI ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Dhuratat simbolike për pjesëmarrësit e samiteve të liderëve janë një praktikë e zakonshme, por zgjedhja e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për samitin e NATO-s në Ankara ka shkaktuar habi.

Sipas mediave europiane, Erdogan u dhuroi secilit prej liderëve të NATO-s një pistoletë me emrin e tyre të gdhendur dhe një kuti me fishekë të vërtetë.
Zbulimi u bë nga kryeministri britanik Keir Starmer, i cili foli për këtë çështje gjatë udhëtimit të kthimit nga samiti. Ai tha se nuk mundi ta merrte armën me vete në Britani, pasi importimi i saj do të ishte i paligjshëm, sipas ligjeve britanike.

Pistoleta e Starmerit do të mbetet në Ankara dhe pritet të hiqet nga përdorimi, pavarësisht se Erdogan kishte siguruar një letër personale që hiqte kufizimet për eksportin e armës nga Turqia.
Kryeministri britanik e cilësoi dhuratën si një zgjedhje të papritur nga presidenti turk. Ende nuk dihet nëse edhe liderë të tjerë të NATO-s janë përballur me të njëjtat pengesa për transportimin e dhuratës.
Përveç pistoletës, liderët morën edhe dhurata më tradicionale, mes tyre librin “Politika e guximit: Erdogan dhe ngritja e Turqisë”, një botim i lidhur në mënyrë luksoze, si dhe një bllok shënimesh dhe një stilolaps me emrin e secilit lider.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Adoleshentët , sprova e heshtur e prindërve

NGA AGIM BAÇI Një video dhune e disa adoleshenteve ndaj...

Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt si kryetar i delegacionit në samitin e NATO-s

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kryetari i Partisë...

Presidenti Bajram Begaj: Shqipëria do të mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

PRESHEVË , 8 korrik 2026 /Albania Express News/ Presidenti...

Ardita Sinani: Vizita e Presidentit Begaj dëshmon se Lugina e Preshevës mbetet prioritet kombëtar

PRESHEVË , 8 korrik 2026/Albania Express News/-Vizita e Presidentit...