Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt si kryetar i delegacionit në samitin e NATO-s

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka bllokuar udhëtimin e presidentit Bajram Begaj si kryetar i delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s në Ankara.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha publikoi mesazhin e diplomatit digjital, sipas të cilit Presidenti Begaj ishte përcaktuar si kryetar i delegacionit shqiptar, ndërsa Rama si anëtar i delegacionit.

Berisha thekson se “ndonëse shkresa e dërguar pranë autoriteteve protokollare pritëse sipas dy burimeve diplomatike informonte se delegacioni shqiptar kryesohej nga presidenti Bajram Begaj dhe anëtarë Edi Rama etj. Por Rama ka bllokuar udhëtimin e tij si në avionin-taksi të prenotuar nga delegacioni shqiptar, ashtu dhe me linjat tregtare dhe është nis vetëm me bashkëshorten e tij me një avion që sipas medieve i kushton dhjetëra e mijëra euro ora e fluturimit”.

“Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të rëndë banditesk antikushtetues të Edi Ramës ndaj kreut të shtetit të vendit me të cilin ai dëshmon edhe njëherë përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...