Presidenti Bajram Begaj përshëndet rezolutën e Kuvendit për integrimin: Akt i çmuar i bashkëpunimit parlamentar

TIRANË, 14 maj 2026/Albania Express News/ Presidenti Bajram Begaj përshëndeti sot miratimin e rezolutës së Kuvendit për procesin e anëtarësimit në BE duke e cilësuar përgjigje të duhur ndaj raportit të progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar”, u shpreh Begaj në rrjetet sociale.

Sipas tij, rezoluta është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social.

“Përshëndes këtë akt të çmuar të bashkëpunimit parlamentar”, përfundoi Begaj.

Rezoluta e miratuar pasditen e sotme në Kuvend parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ajo thekson nevojën për dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, me synim garantimin e një konsensusi kombëtar mbi prioritetet europiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Luxus Magazine”: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i turizmit luksoz

TIRANË, 14 maj 2026 /Albania Express News/- Mes brigjeve...

Histori në futbollin shqiptar/ Ilir Daja bëhet trajneri më i titulluar shqiptar, kalon Mirel Josën me trofe

TIRANË,14 maj 2026/Albania Express News/Mbrëmja e djeshme hyri në...

Mes kontestimeve të opozitës, Genta Tafa betohet si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi

TIRANË,14 maj 2026/Albania Express News/Pas miratimit të projekt-rezolutën për...

Eurovision 2026/ Kryeministri Edi Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

TIRANË,14 maj 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka bërë...