Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari feston 60-vjetorin, një jetë e ndërtuar mbi drejtësinë, familjen dhe respektin

TIRANË ,6 qershor 2026/Albania Express News/Në një mbrëmje festive të organizuar në ambientet e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” në Tiranë, familjarë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë u mblodhën për të nderuar 60-vjetorin e lindjes së Shkëlqim Hajdarit, një figurë e njohur e drejtësisë dhe administratës publike shqiptare.

Në një fjalë përshëndetëse të mbajtur nga publicisti Bujar Qesja, u vlerësua rrugëtimi i Hajdarit si familjar i përkushtuar, drejtues me integritet dhe qytetar i respektuar. Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer për afro 25 vite në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur detyra të rëndësishme, mes tyre drejtues i Prokurorisë së Apelit, Kryeinspektor i Përgjithshëm i Republikës, kryetar i Asamblesë së “Shoqatës Tirana” dhe më pas Prefekt i Tiranës.

Në fjalën e tij, Qesja theksoi se vlera më e madhe e Shkëlqim Hajdarit nuk lidhet vetëm me postet që ka mbajtur, por me thjeshtësinë, korrektësinë dhe respektin që ka ruajtur ndaj njerëzve gjatë gjithë jetës së tij. U vlerësua gjithashtu roli i tij si bashkëshort dhe prind, duke ndërtuar së bashku me bashkëshorten Marjana një familje të admirueshme dhe duke edukuar tre fëmijët e tyre, Blertin, Arbërin dhe Anisën.

Ceremonia u kthye në një moment mirënjohjeje për një jetë të mbushur me punë, përkushtim dhe kontribut publik, ku miqtë dhe të afërmit i uruan Shkëlqim Hajdarit shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në vitet që e presin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Absurdi politik e ka emrin Sali dhe PD!

Nga Vladimir Muçaj TIRANË, 1 nëntor 2026 /Albania Express News/-Pa...

Dinamo City synon tri pikët ndaj Vorës, Renaldo Kalari: “Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por objektivi nuk ndryshon”

Zëvendëstrajneri i bluve Renaldo  Kalari vlerëson cilësitë dhe stabilitetin...