Eritrea është zyrtarisht e përjashtuar nga kualifikueset e Botërorit 2026. Pavarësisht disa zërave rreth mundësisë për të luajtur, dënimi përfundimtar i FIFA-s ka vendosur që skuadra nuk mund të marrë pjesë. Gjatë kësaj fushate, Eritrea nuk luajti asnjë ndeshje, pasi qeveria vendosi që përfaqësuesja të mos udhëtonte, për të parandaluar rrezikun që futbollistët të kërkonin azil gjatë transfertave.
Situata e Eritresë nuk është unike. Kongo gjithashtu u dënua nga FIFA për ndërhyrje të qeverisë në federatë, ndërsa Sri Lanka u pezullua në vitin 2023, por u rikthye pasi përmbushi kushtet e FIFA-s. Një tjetër përfaqësuese që mbetet e përjashtuar që nga fillimi është Rusia, për shkak të fillimit të luftës me Ukrainën.
Ky vendim nënvizon sfidat e federatave që veprojnë nën presionin e qeverive dhe ndikimin që politika mund të ketë mbi pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare të futbollit.