“Personat me ndihmë ekonomike do të pajisen me kartë”/ Rama nga Asambleja e PS-së: Do të blejnë ushqime sipas listës, nuk do të shkojë ndonjë të blejë raki

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së njoftoi se planifikohet që familjet me ndihmë ekonomike do të pajisen me një kartë.

Sipas tij, ata do ta përdorin kartën për të blerë ushqime, sipas listës që do të përcaktohet, për të shmangur abuzimet.
“Tani fillojmë rritjen sistematike të pensioneve, por nuk është diçka që nuk donim ta bënim, por nuk e bënim dot. Nuk i kemi mundësinë ta bënim sot, duhet të rrisnim ekonominë, e më pas të rriteshin pensionet

Në një vend që rritet korrupsioni nuk rriten mundësitë e shpërndarjes, nuk rriten të ardhurat nga Buxheti i Shtetit, nuk rriten pagat, pensionet, kështu siç i rrisim ne. Në janar filloi rritja x. me kalimin e viteve do të shtohet. Do të arrijmë në ato nivele pensionesh të arsyeshme për Shqipërinë.
Një program tjetër që do ta fusim shumë shpejt, është një program, që duke nisur tek familjet me ndihmë ekonomike, to pajisim me kartë që të marrin ushqime në vende që ka kasë, kështu të garantojmë atë që paguan shteti të shkojë për ushqimet bazë, sipas listës që do të bëhet, nuk do të shkojnë për raki as për bixhoz, ky është hapi i parë, kategoria e parë”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...