Ish-mbrojtësi kritikon lojtarët: Fanella e Kombëtares nuk respektohet

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ervin Fakaj, nuk kursen fjalët e tij për futbollistët e ekipit shqiptar pas paraqitjes së dobët ndaj Gjibraltarit. Sipas tij, lojtarët nuk kanë vlerësuar as ndeshjen dhe as fanellën që mbanin veshur.

“Nuk është me buton që sot të mos luash dhe pas katër ditësh të luash. Mund të kritikojmë kë të duam, nga trajneri te stafi dhe federata, por përgjegjësit kryesorë sot janë lojtarët. Nuk mund të veshësh fanellën e Kombëtares dhe të dalësh me një paraqitje të tillë. Është e pajustifikueshme,” tha Fakaj për SuperSport.

Ai shtoi se pavarësisht vështirësive, çdo lojtar duhet të respektojë kundërshtarin dhe fanellën që përfaqëson, duke theksuar se respekti nuk varet nga emri apo madhësia e kundërshtarit: “Çdo kundërshtar merr respektin e duhur, nuk ka rëndësi nëse është Anglia, Serbia apo Gjibraltari.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Lufta drejt fundit? Mediat raportojnë: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes historike

SHBA ,22 maj 2026/Albania Express News/Shtetet e Bashkuara dhe...

Edi Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio: Eksplorojmë mundësi sesi mund të afrohemi me Japoninë

JAPONI, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryeministri Rama,...

Zgjedhjet e përsëritura dhe nevoja për maturi politike në Kosovë

Nga Nertil Jole Kosova po hyn për herë të tretë...