“Policia tejkaloi kompetencat”, dita e 32-të e tubimit të Tiranë! Protestuesit nesër jashtë Kuvendit: Do të ndalojmë deputetët të hyjnë

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Edhe në muajin e dytë të protestës, pesë kërkesat mbeten kusht për largimin nga sheshi të qytetarëve.

Nuk pranohet dialogu dhe as tërheqja, por largimi i kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.
Protesta e 32 i kërkoi sërish ndihmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

“Policia tejkaloi kompetencat”, kështu u shprehën protestuesit, duke shtuar edhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Organizatorët e protestës njoftuan një tjetër tubim të enjten, gjatë seancës plenare, ku nuk mungoi dhe një thirrje për policinë.
Protestuesit lajmëruan se është planifikuar që pas asaj të djeshmes, një tjetër protestë të mbahet nesër në orën 10:00 para Parlamentit, për të penguar hyrjen e deputetëve.
Protesta zgjati deri në orët e vona të mesnatës, me marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Mes thirrjeve kundër politikës dhe flamujt kuqezi në duar, qytetarët mbyllën protestën e 32, ndërsa thirrja kryesore ishte për t’u bashkuar më 4 korrik, ku është njoftuar tubimi i radhës mbarëkombëtar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zgjidhet kryesia e re e PD, Këshilli Kombëtar rrëzon 5 deputetë. Cilët janë 20 më të votuarit

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Këshilli Kombëtar i PD-së...

Hyrje të reja në Eurovision, festivalit të muzikës europiane i bashkohet dhe Kanadaja nga viti 2027

TIRANË ,1 korrik 2026/Albania Express News/-Kanadaja do t’i bashkohet...