Policia sqaron rastin e dhunës në Gramsh: Nis procedimi penal për 44-vjeçarin

ELBASAN, 6 shtator 2026 /Albania Express News/-Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka reaguar në lidhje me një postim të publikuar në portalin “JOQ”, ku pretendohej për një rast dhune të ndodhur në qytetin e Gramshit.

Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar më 2 shtator 2026, rreth orës 20:00, ndërsa rreth një orë më vonë, një 40-vjeçar është paraqitur në Komisariatin e Policisë Gramsh për të bërë kallëzim.

Në dëshminë e tij, 40-vjeçari, i identifikuar me inicialet A. Ç., ka deklaruar se ishte goditur me një send të fortë, konkretisht me hekur, nga një 44-vjeçar, gjithashtu me inicialet A. Ç.. Sipas kallëzimit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Pas marrjes së kallëzimit, specialistët e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë nisur menjëherë veprimet hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.

Në vijim të hetimeve, materialet procedurale janë referuar në Prokurori dhe ndaj 44-vjeçarit ka nisur procedimi penal për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Policia bën me dije se, pas veprimeve të kryera nga specialistët e Komisariatit të Policisë Gramsh, 44-vjeçari është lënë i lirë, ndërsa materialet i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan thekson se çdo kallëzim apo denoncim trajtohet me seriozitet dhe objektivitet, në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.

Sipas Policisë, qëllimi i veprimeve hetimore është zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e çdo personi që rezulton përgjegjës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Interi nuk dorëzohet kurrë! Gjithçka në ADN, cilat janë 10 përmbysjet e mëdha në historinë e zikaltërve

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Ka disa filma...

“Ilir Meta ishte talent i madh politik”, Rama: Nuk e mbajti dot peshën e pushtetit, u katandis në një personazh qesharak

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Gjatë një interviste...

Sali Berisha në SHBA: “Liria funksionon”, besoj në mënyrën më të fuqishme të kësaj fjale

SHBA -TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-"Liria funksionon”,...