“Ilir Meta ishte talent i madh politik”, Rama: Nuk e mbajti dot peshën e pushtetit, u katandis në një personazh qesharak

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Gjatë një interviste me gazetaren Rudina Xhunga në podcast-in e tij “Flasim,”, Kryeministri Edi Rama komentoi aktualitetin politik në Shqipëri.

I pyetur për ish-presidentin Ilir Meta, kryesocialisti e cilësoi atë si një talent politik, por tha se nuk arriti ta përballonte peshën e pushtetit.
Më tej ai shprehu se pushteti është një forcë që ka “ngrënë” shumë burra dhe, në rastin e Metës, e ka katandisur atë në një personazh qesharak”.

Pjesë nga Intervista:
Rudina Xhunga: Po Ilir Meta
Edi Rama: Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë, e ka futur nën vete shumë burra. Domethënë, u katandis në një personazh qesharak.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Policia sqaron rastin e dhunës në Gramsh: Nis procedimi penal për 44-vjeçarin

ELBASAN, 6 shtator 2026 /Albania Express News/-Drejtoria Vendore e...

Interi nuk dorëzohet kurrë! Gjithçka në ADN, cilat janë 10 përmbysjet e mëdha në historinë e zikaltërve

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Ka disa filma...

Sali Berisha në SHBA: “Liria funksionon”, besoj në mënyrën më të fuqishme të kësaj fjale

SHBA -TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-"Liria funksionon”,...