Policia merr përsipër organizimin e protestës së PD, çon shkresën informuese në selinë blu

Policia ka sjell në selinë e Partisë Demokratike shkresën informuese për protestën e nesërme përballë Parlamentit.

Në dallim nga dy protestat e fundit, këtë herë policia ka marrë përsipër organizimin e protestës, pas njoftimit që i ka dërguar PD.

Disa ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se protesta e radhës e opozitës që pritet të zhvillohet më 12 mars do të mbahet në orën 10:00 para Kuvendit. Ai theksoi se 12 marsi do të jetë dita e pranverës së demokracisë dhe përmbysjes së qeverisë të cilën e quan narkoregjim.

“Nuk duhet të ndalemi me këta horra, këta janë kriminelë, janë njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me moralin tuaj, me familjet tuaja, janë antishqiptarë që po zbrazin Shqipërinë, po e shkatërrojnë dhe duhet t’u japim atë përgjigje që meritojnë”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mjafton penalltia e Mbappe, Franca mposht mes “dhunës” Paraguain dhe i bashkohet Marokut në çerekfinale

BOTËRORI 2026 ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Franca ka siguruar...

Incidente në mesnatë gjatë tubimit/ Protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit numër 3, policia i shpërndan me ujë. Plagoset një efektive

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Situata është tensionuar mbrëmjen...

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...