Polemikat në ndeshjen Argjentinë-Zvicër, IFAB hedh poshtë vendimin e VAR: Kartoni i kuq për Embolon nuk duhej të jepej

SHBA ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Një sqarim i publikuar nga IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit), organi që harton dhe administron rregullat e futbollit, ka hapur debat të madh pas Kupës së Botës.

Sipas institucionit, sistemi VAR është përdorur gabimisht në disa raste dhe një prej tyre lidhet me përjashtimin e sulmuesit zviceran Breel Embolo në ndeshjen çerekfinale ndaj Argjentinës.
IFAB sqaroi se VAR mund të ndërhyjë vetëm për të korrigjuar një gabim në identifikimin e lojtarit të ndëshkuar me karton, por jo për të ndryshuar vetë llojin e ndëshkimit në situata si simulimi apo rastet kur arbitri ka marrë tashmë një vendim në fushë.

Në bazë të këtij interpretimi, kartoni i kuq i marrë nga Breel Embolo ndaj Argjentinës nuk duhej të ishte dhënë pas ndërhyrjes së VAR-it.
Vendimi ka rikthyer në qendër të diskutimeve përdorimin e teknologjisë video gjatë Kupës së Botës, pasi shumë ekspertë dhe tifozë kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është interpretuar protokolli i VAR-it në disa ndeshje vendimtare.
Sqarimi i IFAB pritet të ndikojë në mënyrën se si arbitrat do ta përdorin VAR-in në kompeticionet e ardhshme, duke kufizuar ndërhyrjet vetëm në rastet e parashikuara qartë nga rregullorja dhe duke shmangur ndryshimin e vendimeve disiplinore jashtë kompetencave të sistemit video.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...